Prej disa ditësh Megan Fox ndodhet në Bullgari për xhirimet e filmit të ri me pjesëmarrjen e saj, i titulluar "Subservience" (“Nënshtrimi”), ku ajo luan rolin e një roboti femre i cili përdoret nga një baba i vetëm për të mbajtur shtëpinë dhe për t'u kujdesur për fëmijën.
Por inteligjenca e saj artificiale vendos që kjo nuk mjafton dhe ajo fillon të vrasë. Xhirimet në kryeqytet do të vazhdojnë deri në mes të shkurtit. Filmi pritet të prezantohet në Festivalin e Filmit në Kanë në maj.
Në "Subservience" Megan është partnere me aktorin, modelin dhe këngëtarin italian Michele Morrone. Ndryshe nga Morrone, i cili ndodhet për herë të parë në Bullgari, Megan ishte tashmë në Sofje në vitin 2020 për xhirimet e filmit horror "Till Death”.
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..