Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vizion strategjik për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike në vend gjatë viteve 2023-2053. Strategjia synon që Bullgaria të mbetet lider në prodhimin dhe eksportin e energjisë elektrike në rajon. Kjo synohet të arrihet më anë të përdorimit të linjitit vendas deri në vitin 2030 dhe reduktimit gradual të tij deri sa në vitin 2038 të mos përdoret më. Katër reaktorë të rinj bërthamorë do të ndërtohen për të zëvendësuar ata, që do të hiqen nga përdorimi. Dy prej tyre pritet të ndërtohen në vendin e centralit bërthamor Kozlloduj dhe dy të tjere - në Belene. Do të mëshohet mbi zhvillimin e centraleve fotovoltaike, hidrocentraleve dhe turbinave të erës. Një element kyç për të ardhmen është prodhimi i hidrogjenit, që do të zvogëlojë varësinë e Bullgarisë nga importi i gazit natyror.Vlera e parashikuar për zbatimin e të gjitha projekteve të përfshira në strategjinë e re energjetike arrin në rreth 46 miliardë euro.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...