Ka një mirëkuptim të përbashkët - në nivel kombëtar dhe evropian - për hapat që duhet të ndërmerren këtë vit në mënyrë që anëtarësimi ynë të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë raportit të qeverisë së përkohshme, ministri i jashtëm Nikollaj Millkov theksoi se në këtë drejtim, në kuadër të mandatit të qeverisë së përkohshme, është zhvilluar dialog aktiv politik me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Presidencën Çeke të Këshillit Evropian, Bashkimin, si dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ministri Millkov theksoi se vëmendja më serioze i është kushtuar të ashtuquajturave “vende të rezervuara” – Holanda dhe Austria. Millkov shtoi se "në një farë kuptimi" edhe Suedia ka një pozicion të lëkundur. Gjithashtu u bënë përpjekje diplomatike për të parandaluar ndarjen e Bullgarisë nga Rumania. Falë këtyre përpjekjeve, sipas Millkovit, u arrit një mbështetje e paprecedentë e shumicës dhe kjo i bëri dy vendet skeptike - Holanda dhe Austria të jenë më të gatshme të flasin për përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë këtë vit. Ministri Millkov theksoi gjithashtu se Gjermania, Franca, Spanja janë të angazhuara në lobim aktiv për “kauzën tonë”, dhe Bullgaria ka mbështetjen edhe nga Komisioni Evropian, edhe nga Parlamenti Evropian.
Sipas Millkovit, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është prioritet jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë komunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse është në interes të mbrojtjes sa më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit.Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...