Ka një mirëkuptim të përbashkët - në nivel kombëtar dhe evropian - për hapat që duhet të ndërmerren këtë vit në mënyrë që anëtarësimi ynë të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë raportit të qeverisë së përkohshme, ministri i jashtëm Nikollaj Millkov theksoi se në këtë drejtim, në kuadër të mandatit të qeverisë së përkohshme, është zhvilluar dialog aktiv politik me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Presidencën Çeke të Këshillit Evropian, Bashkimin, si dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ministri Millkov theksoi se vëmendja më serioze i është kushtuar të ashtuquajturave “vende të rezervuara” – Holanda dhe Austria. Millkov shtoi se "në një farë kuptimi" edhe Suedia ka një pozicion të lëkundur. Gjithashtu u bënë përpjekje diplomatike për të parandaluar ndarjen e Bullgarisë nga Rumania. Falë këtyre përpjekjeve, sipas Millkovit, u arrit një mbështetje e paprecedentë e shumicës dhe kjo i bëri dy vendet skeptike - Holanda dhe Austria të jenë më të gatshme të flasin për përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë këtë vit. Ministri Millkov theksoi gjithashtu se Gjermania, Franca, Spanja janë të angazhuara në lobim aktiv për “kauzën tonë”, dhe Bullgaria ka mbështetjen edhe nga Komisioni Evropian, edhe nga Parlamenti Evropian.
Sipas Millkovit, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është prioritet jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë komunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse është në interes të mbrojtjes sa më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..