Ka një mirëkuptim të përbashkët - në nivel kombëtar dhe evropian - për hapat që duhet të ndërmerren këtë vit në mënyrë që anëtarësimi ynë të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë raportit të qeverisë së përkohshme, ministri i jashtëm Nikollaj Millkov theksoi se në këtë drejtim, në kuadër të mandatit të qeverisë së përkohshme, është zhvilluar dialog aktiv politik me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Presidencën Çeke të Këshillit Evropian, Bashkimin, si dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ministri Millkov theksoi se vëmendja më serioze i është kushtuar të ashtuquajturave “vende të rezervuara” – Holanda dhe Austria. Millkov shtoi se "në një farë kuptimi" edhe Suedia ka një pozicion të lëkundur. Gjithashtu u bënë përpjekje diplomatike për të parandaluar ndarjen e Bullgarisë nga Rumania. Falë këtyre përpjekjeve, sipas Millkovit, u arrit një mbështetje e paprecedentë e shumicës dhe kjo i bëri dy vendet skeptike - Holanda dhe Austria të jenë më të gatshme të flasin për përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë këtë vit. Ministri Millkov theksoi gjithashtu se Gjermania, Franca, Spanja janë të angazhuara në lobim aktiv për “kauzën tonë”, dhe Bullgaria ka mbështetjen edhe nga Komisioni Evropian, edhe nga Parlamenti Evropian.
Sipas Millkovit, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është prioritet jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë komunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse është në interes të mbrojtjes sa më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit.Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..