Ukraina po përgatitet për takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën amerikane “Ramstein”, i cili zhvillohet sot, më 20 janar. Tema kryesore e takimit është dhënia e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket gjermane Leopard 2. Gjermania është e gatshme të dërgojë tanket, por me kusht që SHBA-ja të dërgojë edhe tanke luftarake Abrams. Megjithatë, është e pasigurt nëse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë tanke Abrams, pasi motorët e tyre punojnë me një përzierje vajguri që është e vështirë të merret në Ukrainë, ndryshe nga karburanti dizel. Tanket kryesore luftarake gjermane Leopard 2, tanket britanike Challenger 2 dhe makinat luftarake amerikane Stryker dhe Bradley mund të përdoren në kundërsulmin e planifikuar të Ukrainës në fund të dimrit ose gjatë pranverës. Në takimin në Ramstein pritet të diskutohet edhe mundësia e rieksportimit të tankeve gjermane nga vende të tjera, ndonëse deri më tani qeveria e Olaf Scholz nuk ka vendosur për një hap të tillë. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje gjatë bisedimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve mediatike, deri më tani në Berlin nuk është marrë asnjë kërkesë për licencë për rieksportin e tankeve Leopard 2.
Në kuadër të takimit të grupit të kontaktit që koordinon dërgesat në Ukrainë – “Ramstein”, Gjermani, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov do të bisedojë me përfaqësues të Suedisë dhe Francës për të përshpejtuar procedurat për ofertat e avionëve luftarakë të përdorur.
Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përgatiten për një kundër-ofensivë ndaj Ukrainës në shkallë të gjerë duke i përforcuar fortifikimet e tyre. Në punimet e mbrojtjes janë të përfshirë inxhinierë ushtarakë, specialistë për çminimin e territoreve, ndërtimin e fortifikimeve dhe kalimin e pengesave ujore.Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..