Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agneza Rusi Popovska do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje për t'i dorëzuar një notë proteste në lidhje me veprën e rëndë penale të kryer ndaj sekretarit të qendrës bullgare "Mbreti Boris III" në Ohër. Në një mesazh në faqen e MPJ-së bullgare thuhet gjithashtu se ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga i cili ka marrë garanci të dhënies së ndihmës së nevojshme nga autoritetet vendore. Me qytetarin e lënduar janë në kontakt drejtuesi i përkohshëm i Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Manastir dhe një ekip nga ambasada jonë në Shkup, që janë dërguar në Ohër.
Presidenti Rumen Radev tha se ambiciet e deklaruara për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe angazhimet e mara përsipër për reforma dhe forcimin e normave demokratike në vend, janë në kundërshtim me realitetin në të cilin jetojnë bullgarët maqedonas në fqinjin tonë jugperëndimor. Ai theksoi se edhe një herë do të sjellë në vëmendje të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, si dhe të institucioneve evropiane dhe Këshillit të Evropës, çështjen e respektimit të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..