Marrëveshja ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe Izraelit për bashkëpunim në fushën e turizmit u nënshkrua në Sofje nga ministrat e turizmit të dy vendeve, Ilin Dimitrov dhe Haim Kac. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e përvojës në forma specifike të turizmit, si turizmi spa dhe Wellness, aventurier, kulturo-historik, fetar. Kjo është vizita e parë e ministrit të turizmit të Izraelit në Bullgari.
Vitin e kaluar vendin tonë e vizituan rreth 200 mijë turistë izraelitë, që është një rritje prej rreth 300 për qind krahasuar me vitin 2021. Destinacionet më të preferura për ta janë Sofja, Nesebër, Varna, Bansko, Samokov, Plovdiv.
Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me eurozonën, u tha gazetarëve kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO. Radev prezantoi mundësitë e mira biznesi që Bullgaria u ofron..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite, por vetëm në disa vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, është i..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..