“Për Bullgarinë aderimi në zonën Shengen mbetet një përparësi kryesore”. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Gëllëb Donev gjatë takimit me kancelarin federal të Austrisë Karl Nehamer, i cili është duke bërë një vizitë në Bullgari. Ai shprehu shpresën se vizita e mikut austriak “do të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të këtij prioriteti për Bullgarinë”. “Pranimi i Bullgarisë në Shengen do të sigurojë bashkëpunim më të fortë ekonomik, por edhe mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm. Kjo është sërish në interes të Bullgarisë dhe Austrisë, si dhe të të gjitha vendeve anëtare”, theksoi Donev. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe bashkëpunimin dypalësh dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..