Duke pasur parasysh sfidat teknike para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet do të mbahen në datën më të hershme të mundshme në të cilën nuk do të ketë rrezik për votim me makinë, në mënyrë që të respektohet ligji që dikton që çdo shtetas bullgar duhet të jetë në gjendje të zgjedhë të votojë me makinë ose me letër. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev. Ai njoftoi se do të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit më 3 shkurt dhe caktimin e zgjedhjeve parlamentare për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor më 2 prill.
“Shpresoj që koha e mbetur të shfrytëzohet nga përfaqësuesit e popullit në Legjislaturën e 48-të të Kuvendit Popullor ashtu që ata të dëshmojnë se lufta kundër korrupsionit, Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, integrimi evropian janë prioritete reale dhe jo vetëm premtime parazgjedhore”, theksoi Radev.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..