Gjendja e përgjithshme e Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër për shkak të paraqitjeve të tij pro-bullgare, është duke u përmirësuar, njoftuan nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje.
Kthimi i vetos bullgare për integrimin evropian të Shkupit do të ishte një gabim i madh, tha për BNR eurodeputeti Illhan Kjuçuk, i cili është raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian. “Vetoja nuk ndikoi në asnjë mënyrë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Pikërisht e kundërta. Provokime të ngjashme nisën, pak a shumë, nga vetoja.” Ajo që ndodhi me Hristijan Pendikov është e dënueshme dhe institucionet evropiane e treguan këtë, beson Kjuçuk. Ai e cilësoi tensionin mes dy vendeve si të madh dhe të paepur në shumë drejtime. “Do të kemi një vit shumë të stuhishëm, joproduktiv dypalësh”, beson Kjuçuk.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..