Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore.
Me këtë rast, në një ceremoni solemne mbrëmjen e sotme, u ndanë çmimet e 23-ta “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias publike. Radio Bullgaria u prezantua me tre nominime.
Sivjet, me çmimin e madh "Sirak Skitnik" për kontribut në zhvillimin e medias publike u shpërblye Emill Janev, prezantues i emisionit "Tramvaji sipas dëshirës" në programin "Hristo Botev".
Krahas çmimit që mban emrin e drejtorit të parë të BNR, u ndanë edhe çmimet vjetore për radio-gazetari.
Në kategorinë “Transmetim radiofonik, projekt radiofonik, projekt multimedial”, Këshilli i Mediave Publike ia dorëzoi çmimin ekipit të BNR-Burgas.
Çmimi individual për radio-gazetari, prani të jashtëzakonshme para mikrofonit dhe mbrojtje të ideve dhe qëndrimeve që kontribuuan në vendosjen e autoritetit të BNR-së në vitin 2022 e u mor nga ekipi i BNR që transmetonte përmbytjet e mëdha dhe pasojat e tyre në rajonin e Plovdivit: ekipi informativ i Radio Plovdivit, korrespondentja e BNR Kremena Daneva dhe reporterja e programit "Horizont" Evelina Stojanova.
Ju kujtojmë se vitin e kaluar "Radio Bullgaria" ishte fituesi i çmimit të madh "Sirak Skitnik" - për podkastin e përditshëm "Bullgaria sot" në 9 gjuhë.
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..