Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria do të hetojë një kërcënim për vrasje ndaj Hristijan Pendikov

Hristijan Pendikov
Foto: BGNES

Prokuroria e Qarkut të Sofjes inicioi procedurë paraprake për kërcënim me vdekje ndaj Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër, njoftoi zëdhënësja e kryeprokurorit Siika Mileva.

Hristijan Pendikov është shtetas i Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe sekretar i organizatës “Mbreti Boris III”, i cili u sulmua një javë më parë dhe më pas u transportua në vendin tonë për mjekim.

Pendikov denoncoi Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” se në një rrjet social kundër tij ka një mesazh kërcënues në gjuhën maqedonase, si dhe foto të tij po qarkullonin në internet me thirrje për dhunë ndaj tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD