Negociatat për bashkimin parazgjedhor mes formacioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB) tashmë janë duke u zhvilluar dhe janë në drejtim të finalizimit. Këtë e tha Daniell Llorer nga PP.
DB dhe PP duhet të zgjedhin opsionin më të mirë për të arritur efektin më të fortë - vendin e parë në zgjedhjet e prillit 2023, theksoi bashkëkryetari i DB-së Hristo Ivanov. Sipas tij, Bullgaria duhet të dalë nga spiralja e mungesës së perspektivës dhe mungesës së mundësive për të formuar qeverinë dhe pa dy formacionet kjo nuk mund të bëhet.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..