Sonte, më 31 janar, dy artistë premtues do të prezantohen sërish bashkë në një klub të kryeqytetit që ofron skenën e tij për muzikantët e rinj. Këta janë Annie V dhe Nikolla Simeonov.
Anna dhe Nikolla këndojnë së bashku që nga viti 2016. Ata u takuan në një festival akustik në Sofje, organizuar nga miku i tyre i përbashkët. Interpretojnë soul, blues, rock, pop, reggae, funk, ska dhe shumë stile të tjera dhe vitet e fundit janë fokusuar në muzikën prej autori.
Të dy punojnë gjithashtu në mënyrë të pavarur me shumë sukses. Në vitin 2018, Nikolla krijoi grupin e tij Cool Den, me të cilin tashmë realizuan dy albume.
Në vitin 2021, Annie V (Anna-Maria Vërtovska) realizoi albumin e saj debutues solo, mbështetur nga Fondi Kulturor i “Muzikautor” në kuadrin e programit “Autor i Ri”. Anna-Maria shkruan tekstet, muzikën dhe është autore e aranzhimeve të të gjitha këngëve të albumit të quajtur “Station Unknown”. Në këngën me të njëjtin emër merr pjesë edhe Nikolla duke luajtur kitarë.
Një nga 12 këngët e albumit solo të Annie V është “Try”, në të cilën përveç zërit të ngrohtë të këngëtares, dëgjojmë edhe pianon e Martin Stojanov - Martist. Kënga ka një video me stil – shikoni:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR