Gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin në Bruksel, zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev këmbënguli në masat e përkohshme emergjente për të mbështetur fermerët e prekur nga trazirat e tregut. Sëbev vuri në dukje se sektori i blegtorisë është shumë i prekur për shkak të kostove të larta vërehen vështirësi dhe një rënie e prodhimit në sektorin e qumështit dhe bulmetrave. Ai theksoi se në mungesë të mbështetjes së duhur dhe paparashikueshmërisë së vazhdueshme të tregut, bujqit mund të detyrohen të likuidojnë tufat e tyre. Në këtë drejtim, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet garantimit të sigurisë ushqimore të popullsisë dhe mundësisë reale të rritjes shtesë të çmimit të produkteve të prodhuara sipas Direktivës së Emisioneve Industriale.
Në takim u trajtua edhe tema e etiketimit të përzierjes së mjaltit dhe rishikimi i Direktivës së Këshillit për mjaltin. Georgi Sëbev shpjegoi se përcaktimi i qartë i vendeve të origjinës do të jetë garanci për cilësinë dhe sigurinë e produktit të bletës. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me bioekonominë, zëvendësministri Sëbev theksoi se Bullgaria vazhdon në mënyrë aktive të promovojë bioprodhimin, shfrytëzimin e mbetjeve nga prodhimi primar bujqësor, industrinë përpunuese, si dhe shfrytëzimi i energjisë së rinovueshme.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..