Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biden do të diskutojë me Zelenski se çfarë armësh të reja t’i dërgojë Ukrainës

Foto: Pexels

Joe Biden tha se do të diskutojë me Vollodimir Zelenski kërkesat e fundit të Ukrainës për armë të avancuara për të zmbrapsur sulmet ruse. I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, presidenti amerikan u përgjigj negativisht.

Pasi Rusia nuk tregon shenja të ngadalësimit në shkatërrimet në Ukrainë, Zelenski po bën thirrje për armë gjithnjë e më të fuqishme dhe të avancuara. Në këtë rast, bëhet fjalë për avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.

Ndërkohë, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake, e cila pritet të përfshijë jo vetëm raketat e kërkuara, por edhe pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armët antitank Javelin.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrij Ermak, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të furnizojë vendin e tij me të gjitha llojet e armëve. Ai theksoi se shtyrja e armatimeve, si dhe pakoja e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, mbart rreziqe. “Rusët po përpiqen të ringjallin perandorinë e tyre. Ukraina është thjesht gur themeli për dominimin e kontinentit”, tha Ermak, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është mbështetje për sigurinë e Evropës.

Vlladimir Putin vendosi një regjim të pacaktuar të rritjes së kërcënimit terrorist në rajonet kufitare të Rusisë me Ukrainën, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Regjimi hyri në fuqi për herë të parë në pranverën e vitit të kaluar dhe deri më tani rinovohej çdo 15 ditë. Dekreti presidencial parashikon rritjen e inspektimeve të makinave që lëvizin midis zonave të përcaktuara në dokument. Një urdhër tjetër i presidentit Putin detyroi ministritë e jashtme dhe ushtarake të lidhin një marrëveshje me Bjellorusinë për të krijuar qendra të përbashkëta të trajnimit luftarak për stërvitjen ushtarake.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Angell Dimitrov

Anëtarët e rinj të komisionit historik bullgaro-maqedonas punojnë në mënyrë të vjetër

Në Shkup u mbajt një takim i Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shkak të përbërjes së përtërirë të palës maqedonase, në komision u diskutuan kryesisht “parimet e punës, çështjet protokolli dhe..

botuar më 24-10-27 5.03.MD
Rumen Radev

Rumen Radev u bëri thirrje bullgarëve të votojnë për të pasur një qeveri të rregullt efektive

Gjëja më e rëndësishme sot është votimi, tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar me makinë. Sipas tij, të gjithë duan t'i jepet fund kësaj maratone të sfilitur të zgjedhjeve të vazhdueshme. Megjithatë,..

botuar më 24-10-27 3.07.MD

75 raporte për të drejtat e shkelura në ditën e zgjedhjeve u paraqitën në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më sot në orën 12:00, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme u morën 796 denoncime për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve. Shumica prej tyre - 625 - kanë të..

botuar më 24-10-27 2.57.MD