Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër sulm rus në objektiva civile, tre të vrarë në Kramatorsk

Foto: EPA/BGNES

Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe dyshohet se nën rrënojat e saj ka njerëz të bllokuar.

Rusia po grumbullon trupa në rajonin e Luganskut dhe arsyeja për këtë mund të jetë një ofensivë e re në Ukrainën Lindore që do të përkojë me përvjetorin e parë të pushtimit rus, thanë zyrtarë ukrainas, të cituar nga Associated Press. Sipas guvernatorit rajonal të Luganskut, Sergij Gajdaj, forcat e Kremlinit po dëbojnë banorët vendas nga shtëpitë e tyre në zonat e kontrolluara nga Rusia pranë vijës së frontit, në mënyrë që ata të mos i japin artilerisë ukrainase informacion për lëvizjen e njësive ruse.

Në rajonin fqinj të Doneckut, vërehet gjithashtu një përqendrim i trupave ruse - kryesisht për kapjen e qytetit kyç të Bahmutit, informoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërkohë, analistët ushtarakë parashikuan një avancim të ri të afërt nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës doli me një qëndrim sipas të cilit rrjedha më e mundshme e ngjarjeve në muajt e ardhshëm është një ofensivë ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksij Reznikov tha se jeta e shumë njerëzve në vend do të shpëtohen falë një radari të avancuar të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga Franca me një rreze veprimi prej 250 km - mjaftueshëm i fuqishëm për të zbuluar raketat dhe dronët që vijnë në qiell mbi të gjithë kryeqytetin e Kievit dhe zonën përreth, raportoi Associated Press.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD