Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritshmëritë në Kuvendin Popullor ndaj kabinetit të ri:

Zgjedhje të ndershme, ruajtje e kursit të politikës së jashtme dhe punë për të mirën e njerëzve

Foto: BGNES

Forcat parlamentare nuk kanë pritshmëri të mëdha nga kabineti i ri, në të cilin ka vetëm një ndryshim ministri, por i vendosin kërkesat e tyre.

Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, qeveria duhet të organizojë zgjedhje të ndershme, që sipas tij është një sfidë edhe më e madhe me kthimin e fletave të votimit në letër.

Një nga liderët e “Bullgarisë Demokratike” - Atanas Atanasov, shpreson se kabineti nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme të vendit në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kryetari i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov nuk ka pritshmëri nga kabineti i ri, por pyet se pse i deritanishmi u përpoq gjatë gjithë kohës të nxitonte procesin e hyrjes në Eurozonë, me kusht që të mos ketë mandat për ta bërë këtë.

Ljuben Dillov nga grupi parlamentar GERB gjithashtu komentoi për kabinetin e deritanishëm: “Rumen Radev nuk ka arsye të jetë i pakënaqur me shumicën e ministrave të tij, as ne. Ata e bënë mirë punën e tyre në këto kushte të vështira”.

Edhe Jordan Conev nga DPS dha një vlerësim të mirë për qeverinë në ikje: “Nga të gjitha kabinetet teknike nga viti 2021, ky padyshim e bën më të mirën - edhe ministri i financave po ecën mirë, edhe kabineti në tërësi. Ka gjithmonë gabime, por kush është pa faj?”

Dhe Georgi Glokov nga BSP pret që qeveria e re të punojë me një shpejtësi më të madhe për të mirën e popullit, duke saktësuar se “kabinetet me detyrë nuk janë gjë e mirë për Bullgarinë”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD