Forcat parlamentare nuk kanë pritshmëri të mëdha nga kabineti i ri, në të cilin ka vetëm një ndryshim ministri, por i vendosin kërkesat e tyre.
Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, qeveria duhet të organizojë zgjedhje të ndershme, që sipas tij është një sfidë edhe më e madhe me kthimin e fletave të votimit në letër.
Një nga liderët e “Bullgarisë Demokratike” - Atanas Atanasov, shpreson se kabineti nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme të vendit në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kryetari i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov nuk ka pritshmëri nga kabineti i ri, por pyet se pse i deritanishmi u përpoq gjatë gjithë kohës të nxitonte procesin e hyrjes në Eurozonë, me kusht që të mos ketë mandat për ta bërë këtë.
Ljuben Dillov nga grupi parlamentar GERB gjithashtu komentoi për kabinetin e deritanishëm: “Rumen Radev nuk ka arsye të jetë i pakënaqur me shumicën e ministrave të tij, as ne. Ata e bënë mirë punën e tyre në këto kushte të vështira”.
Edhe Jordan Conev nga DPS dha një vlerësim të mirë për qeverinë në ikje: “Nga të gjitha kabinetet teknike nga viti 2021, ky padyshim e bën më të mirën - edhe ministri i financave po ecën mirë, edhe kabineti në tërësi. Ka gjithmonë gabime, por kush është pa faj?”
Dhe Georgi Glokov nga BSP pret që qeveria e re të punojë me një shpejtësi më të madhe për të mirën e popullit, duke saktësuar se “kabinetet me detyrë nuk janë gjë e mirë për Bullgarinë”.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..