Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje diplomatike për t’u dhënë fund armiqësive. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pasi priti presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Bullgari.
Presidentët diskutuan për pasojat e luftës në Ukrainë dhe vazhdimin e konfliktit dhe bënë thirrje për një paqe të qëndrueshme. Të dy vendet po e shikojnë me shqetësim pushtimin në kontekstin e sigurisë dhe të drejtave të komuniteteve bullgare dhe hungareze në territorin ukrainas.
“Përshkallëzimi i konfliktit kërcënon sigurinë e gjithë Evropës, duke u shndërruar në një luftë rraskapitjeje jo vetëm për vendet ndërluftuese, por edhe për ekonomitë dhe sistemet sociale evropiane”, tha Radev.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..