Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe prioritetet e qeverisë së përkohshme. Detyra kryesore e kabinetit të pestë zyrtar, të formuar nga Radev, do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të drejta dhe transparente, detyrë kjo e cila është e ndërlikuar në sfondin e ndryshimeve të reja në Ligjin Zgjedhor. Prioritetet kryesore do të jenë garantimi i fuqisë blerëse të qytetarëve bullgarë dhe lufta kundër varfërimit, përmirësimi i themeleve për zhvillimin ekonomik, kufizimi i monopoleve dhe spekulimeve, mbështetja e prodhuesve vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja. Siguria mbetet angazhimi i qeverisë dhe puna për projektet e modernizimit do të vazhdojë të zhvillohet, theksoi presidenti.
Kujtojmë se përbërja e kabinetit të ri zyrtar është e njëjtë me atë të mëparshëm me një përjashtim - vendin e ministrit të kulturës Velisllav Minekov e zuri drejtori i Filarmonisë së Sofjes, Najden Todorov. “Përkundër mjeteve të kufizuara, arritët të ndaloni rënien e lirë të shtetit, të kontrolloni krizat, të mbani zgjedhje të ndershme”, komentoi presidenti sukseset e kabinetit të mëparëshëm të kryeministrit Gëllëb Donev. “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën për të cilën jemi zgjedhur dhe emëruar me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente”, tha Donev.
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..