Dy avionë “Spartan” do të fluturojnë drejt Turqisë për të transportuar ekipet bullgare të shpëtimit emergjent, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Bashkia Metropolitane njoftoi se po dërgon 15 persona dhe pajisje.
Një tërmet me magnitudë 7.8sipas Rihterit dhe 6 pasgoditje shkaktuan shkatërrime të mëdha në Turqinë Juglindore. Qindra u raportuan të vdekur dhe mbi 2000 të plagosur. Tërmeti shkatërroi edhe zonat kufitare me Sirinë. Është ndjerë në Izrael, Qipro, Egjipt. Lëkundjet u regjistruan në Bullgari, Rumani, Shqipëri. Në Itali kishte një paralajmërim për cunami mesdhetar, tha Prof. Pllamena Rajkova, sizmologe nga Akademia Bullgare e Shkencave. Ajo pret të ketë pasgoditje në Turqi për të paktën një vit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..