Në koncertin “Krishtlindjet Bullgare” në fund të dhjetorit 2022, Dara Ekimova prezantoi versionin e saj të një prej këngëve më të bukura të muzikës pop bullgare - “Qëndro”, e cila fitoi popullaritet dekada më parë në versionin origjinal të interpretuar nga këngëtarja Pasha Hristova.

Sot, Dara e re e ringjall këtë këngë me emocion dhe mjeshtëri vokale.
“Qëndro” është një nga këngët më të afërta për zemrën time. Himni i dashurisë së përjetshme, mishërimet e saj dhe bukuria e një zemre të thyer. Jam i nderuar të interpretoj këtë këngë. Për mua Pasha Hristova është një këngëtare e dashur, frymëzuese, gjeniale, thotë Dara Ekimova. Për veçoritë specifike në interpretimin e saj shton:

“Qëndro” është një këngë kaq personale saqë nëse nuk ke inteligjencën emocionale nuk mund të përcjellësh mesazhin e tekstit – thekson Dara. – Kjo këngë është e krijuar për dashurinë e vërtetë dhe kjo ndihet në çdo fjalë. Kaq e fortë është shprehja: “E bukur kur vjen, dy herë më e bukur kur largohesh”.
Interpretuar për herë të parë nga këngëtarja e paharrueshme Pasha Hristova në vitin 1971 në Festivalin “Orfeu i Artë”, kënga “Qëndro”, është e kompozuar nga pianisti Nikollaj Arabaxhiev dhe është bazuar në tekstin e poetit Dimitër Vasilev. Versioni i Dara Ekimovës realizohet nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga Levon Manukjan, i cili është autor i aranzhimit.
Foto: YouTube, arkiv, arkiv personal
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal