Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dara Ekimova prezanton versionin e saj të këngës “Qëndro”

Foto: YouTube, arkiv

Në koncertin “Krishtlindjet Bullgare” në fund të dhjetorit 2022, Dara Ekimova prezantoi versionin e saj të një prej këngëve më të bukura të muzikës pop bullgare - “Qëndro”, e cila fitoi popullaritet dekada më parë në versionin origjinal të interpretuar nga këngëtarja Pasha Hristova.

Sot, Dara e re e ringjall këtë këngë me emocion dhe mjeshtëri vokale.

“Qëndro” është një nga këngët më të afërta për zemrën time. Himni i dashurisë së përjetshme, mishërimet e saj dhe bukuria e një zemre të thyer. Jam i nderuar të interpretoj këtë këngë. Për mua Pasha Hristova  është një këngëtare e dashur, frymëzuese, gjeniale, thotë Dara Ekimova. Për veçoritë specifike në interpretimin e saj shton:

“Qëndro” është një këngë kaq personale saqë nëse nuk ke inteligjencën emocionale nuk mund të përcjellësh mesazhin e tekstit – thekson Dara. – Kjo këngë është e krijuar për dashurinë e vërtetë dhe kjo ndihet në çdo fjalë. Kaq e fortë është shprehja: “E bukur kur vjen, dy herë më e bukur kur largohesh”.

Interpretuar  për herë të parë nga këngëtarja e paharrueshme Pasha Hristova në vitin 1971 në Festivalin “Orfeu i Artë”, kënga “Qëndro”, është e kompozuar nga pianisti Nikollaj Arabaxhiev dhe është bazuar në tekstin e poetit Dimitër Vasilev. Versioni i Dara Ekimovës realizohet nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga Levon Manukjan, i cili është autor i aranzhimit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube, arkiv, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD