Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Botuesi Manoll Pejkov mblodhi mbi 100 000 euro ndihmë për Turqinë brenda një dite

Manoll Pejkov
Foto: Facebook, Manol Peykov

Botuesi i Plovdivit, Manoll Pejkov, ka mbledhur 220 mijë leva (112 mijë euro) në më pak se një ditë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi, pas thirrjes në Facebook për dhembshuri për viktimat. Donatorët janë aktualisht mbi 1 500 njerëz, ndërsa donacionet vazhdojnë të mbërrijnë në pikat në Plovdiv dhe Sofje që nga mëngjesi. Nga biseda e Pejkovit me ambasadorin bullgar në Turqi, Angell Çollakov, i cili ndodhet në terren në Adana, u bë e qartë se njerëzit kanë nevojë për doreza, xhaketa, shalle, kapela, batanije, ngrohës të jashtëm me gaz, tenda, karrige dhe tavolina për kampim, komplete ndihme të parë, dyshekë dhe çanta gjumi, ndriçim të brendshëm për tenda.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Krasimir Vëllçev

Ndalimi i pajisjeve të mençura në shkolla do të hyjë në fuqi në nëntor

Ndryshimet në Ligjin për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor ka shumë të ngjarë të hyjnë në fuqi në nëntor, dhe bashkë me to edhe ndalimi i pajisjeve të mençura në klasë, njoftoi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev, i cituar nga BGNES. Vëllçev..

botuar më 25-08-26 3.05.MD

Doganierët penguan kontrabandën e bizhuterive të arit dhe argjendit në pikën kufitare "Kapitan Andreevo"

Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi 150 mijë euro). Ato janë transportuar në një makinë pasagjerësh dhe një autobus që kanë hyrë në vend..

botuar më 25-08-26 12.35.MD
Foto: Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë

Një tornado uji mbi bregdetin jugor të Detit të Zi tërhoqi vëmendjen e turistëve

Këtë mëngjes, rreth orës 8:45 të mëngjesit, një tornado uji u shfaq mbi det pranë Sinemorec, raportoi BGNES. Arsyeja për këtë janë stuhitë e bubullimave gjatë ditëve të fundit përgjatë bregdetit të Detit të Zi, dhe për këtë rajon, tornadot e ujit..

botuar më 25-08-26 11.46.PD