Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 31°, në Sofje - rreth 26°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme në pasdite, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 13°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell, në pasdite do të ketë rritje më të konsiderueshme të përkohshme të vranësirave, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë e moderuar nga juglindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë 25°, uji i detit është 25°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Ndryshimet në Ligjin për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor ka shumë të ngjarë të hyjnë në fuqi në nëntor, dhe bashkë me to edhe ndalimi i pajisjeve të mençura në klasë, njoftoi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev, i cituar nga BGNES. Vëllçev..
Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi 150 mijë euro). Ato janë transportuar në një makinë pasagjerësh dhe një autobus që kanë hyrë në vend..
Këtë mëngjes, rreth orës 8:45 të mëngjesit, një tornado uji u shfaq mbi det pranë Sinemorec, raportoi BGNES. Arsyeja për këtë janë stuhitë e bubullimave gjatë ditëve të fundit përgjatë bregdetit të Detit të Zi, dhe për këtë rajon, tornadot e ujit..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..
Tendenca për të emëruar përkohësisht drejtues të ambasadave të Bullgarisë nëpër botë nuk duhet të kthehet në normë, gjë për të cilën aktualisht ka..