“Makinat rock” nga SEVI festuan 13 vjet në skenë me një koncert dhe një libër të ri për rrugëtimin e tyre.
I formuar në vitin 2010, grupi arriti të fitonte shpejt popullaritet dhe shumë fansa. SEVI ka tre albume dhe më shumë se 13 video single. Ata kanë kënduar në një skenë para grupeve me famë botërore si EUROPE, EVANESCENCE, BLACK STONE CHERRY, TOM KEIFER, EPICA dhe kanë qenë pjesë e programit të festivaleve më të mëdha në Bullgari. Në vitin 2022, muzikantët iu bashkuan turneut evropian të HARDLINE dhe Johnny Gioeli në Zvicër dhe u shfaqën si të ftuar specialë në një pjesë të turneuttë Geoff Tate nga QUEENSRYCHE në Gjermani.
Ndër surprizat me rastin e festimit të 13-vjetorit të grupit ishte edhe premiera e pjesës së dytë të shumëpritur të librit “Çmimi i të qenit vetvetja”. Ai u botua gati 7 vjet pas pjesës së parë të ditarëve të SEVI, me nëntitull "Forca".
Me energji të pandërprerë, muzikantët po punojnë për albumin e katërt të SEVI-t, të cilin do ta prezantojnë këtë vit.
"Drowning" është një këngë nga albumi i katërt i ardhshëm i grupit dhe është projekti i tretë i përbashkët me artistin amerikan Johnny Gioeli, i njohur si vokalisti i kitaristit Axel Rudi Pell dhe grupit HARDLINE, gjithashtu si zëri në një video-lojë të njohur. Ja se çfarë tha për "Drowning" Svetllana Bliznakova nga grupi SEVI:
“Pavarësisht notës negative në titull, mesazhi i këngës ka të bëjë më shumë me fuqinë e dashurisë që mund të na ngrejë lart edhe në momentet më të vështira”.
Foto: seviband.com, Facebook / SEVI
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..
Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti..