Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizata e studentëve bullgarë bëri një fushatë dhurimi për të dëmtuarit në Turqi dhe Siri

Foto: NPSS

Përfaqësimi Kombëtar i Këshillave Studentorë në shkollat ​​e larta të Bullgarisë organizon një fushatë për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmeteve në Turqi dhe Siri, njoftoi BTA. Nisma e këshillave studentorë është mbledhja e rrobave dhe këpucëve të ngrohta për fëmijë, gra dhe burra, të gjitha llojet e materialeve të domosdoshme, çanta gjumi, batanije dhe çarçafë, materiale higjienike.

Pikat në Shtëpinë Kombëtare të studentëve dhe në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore do të pranojnë donacione sot deri në mesditë, pas së cilës do të transportohen direkt në zonat e prekura dhe do t’u shpërndahen atyre në nevojë. Studentët u bëjnë thirrje atyre që dëshirojnë të mbështesin financiarisht të dëmtuarit dhe të dhurojnë mjete përmes Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe me SMS në numrin 1466 për të gjithë operatorët celularë.

Deri më tani në llogarinë bankare të hapur nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë në ndihmë të të lënduarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri u depozituan afro 400 000 euro dhe mjetet nga SMS-të e dërguara kaluar 125 000 euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD