Të frymëzuar nga pasuria e folklorit dhe legjendave bullgare, këngëtaret e reja Bisera dhe Lidija krijuan këngën “Zemër”, e cila tregon për dashurinë si forcë lëvizëse. Teksti është në stilin e këngëve popullore bullgare, por pa fjalë të veçanta dialektore.
Kënga është me elemente moderne etnike dhe me një nuancë liriko-dramatike, të ndikuara nga tingëllimi karakteristik i muzikës së klubeve.
Muzika dhe aranzhimi janë punë e djemve të ANP Music Production (Petër Aleksiev, Aleks Nushev dhe Atanas Borisov). Në aranzhim një pjesëmarrje të veçantë ka muzikanti i njohur Ilija Iliev, i cili i shton tingullit timbre interesante me instrumentin e tij frymor tarogato (që haset në muzikën hungareze dhe rumune). Kënga përmban gjithashtu tingujt e tamburasë (Aleks Nushev) dhe pianos (Petër Aleksiev).
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..