Bletaria në Bullgari do të mbështetet financiarisht në vitin 2023 përmes nënmasës për mbështetje të përkohshme të jashtëzakonshme për fermerët të cilët janë veçanërisht të prekur nga pasojat e pushtimit rus në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i bujqësisë Krum Nedellkov në hapjen e edicionit të 20-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Bletaria – Pleven 2023”. Ai saktësoi se bletaria është i vetmi nënsektor i blegtorisë që deri në fund të vitit 2022 mbështetet përmes një programi të pavarur. Vitin e kaluar, fermerët e këtij sektori morën ndihmë shtesë prej 13 leva /6.65 euro/ për një familje bletë për shkak të Covid-19, dhe tani për shkak të situatës së komplikuar politike të jashtme lidhur me luftën në Ukrainë, e cila ka një ndikim negativ në ekonomi, ajo do të jetë 24 leva /12.27 euro/ për një familje bletë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..