Kompania shtetërore ruse "Gazprom" ka paraqitur një kërkesë kundër Bullgarisë në bazë të kontratës së furnizimit me gaz natyror që skadon në fund të vitit 2022, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai nuk pranoi të japë detaje për shkak se informacioni është konfidencial, por siguroi se “çdo gjë në këtë kontratë është nën kontroll”.
Tani Bullgaria nuk blen gaz natyror nga Rusia, dhe kjo dëshmohet nga certifikatat e origjinës, të cilat kërkohen nga furnizuesit që marrin pjesë në tenderat për furnizimin me gaz, shtoi Hristov. Bullgaria po bëhet një faktor serioz në furnizimin me gaz të lëngshëm për të gjithë Evropën Juglindore, përmes tranzitit nga terminalet e gazit të lëngshëm në Greqi dhe Turqi dhe përmes rritjes së gazsjellësit nga Azerbajxhani, theksoi ministri.Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..