Kompania shtetërore ruse "Gazprom" ka paraqitur një kërkesë kundër Bullgarisë në bazë të kontratës së furnizimit me gaz natyror që skadon në fund të vitit 2022, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai nuk pranoi të japë detaje për shkak se informacioni është konfidencial, por siguroi se “çdo gjë në këtë kontratë është nën kontroll”.
Tani Bullgaria nuk blen gaz natyror nga Rusia, dhe kjo dëshmohet nga certifikatat e origjinës, të cilat kërkohen nga furnizuesit që marrin pjesë në tenderat për furnizimin me gaz, shtoi Hristov. Bullgaria po bëhet një faktor serioz në furnizimin me gaz të lëngshëm për të gjithë Evropën Juglindore, përmes tranzitit nga terminalet e gazit të lëngshëm në Greqi dhe Turqi dhe përmes rritjes së gazsjellësit nga Azerbajxhani, theksoi ministri.Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një..