Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Mutafçieva na fton në një koncert emocionues

"Desha që fëmija tek unë të mbetet i gjallë, bota është interesante"

Foto: Facebook/MariaMutafchievaMary

Një nga këngëtaret dhe kompozitoret më të dashura - Maria Mutafçieva, na fton në një koncert sonte. Dy janë arsyet: përvjetori i saj personal dhe 30 vjetët e saj në skenën muzikore.

Festa profesionale dhe personale e Mеri do të ndahet në skenën e sallës “Bullgaria” me disa nga muzikantët më të dashur bullgarë, me të cilët ajo ka kënduar në duete ndër vite - Margarita Hranova, Mario Nikollov dhe Toni Dimitrova. Një rol të rëndësishëm në shfaqje kanë violinisti Aleksandër Miroleskov, këngëtarja e xhazit Vesella Morova, aktorja Deljana Haxhijankova dhe vajza e këngëtares - Maria Mirosllavova - RIA

Unë jam një ëndërrimtare - thotë Maria Mutafçieva për veten e saj dhe me butësinë dhe qetësinë e natyrshme në zërin e saj i bën një pasqyrë kohës së kaluar:

“Kam takuar njerëz vërtet të mrekullueshëm gjatë viteve. Takimet me publikun, familja më frymëzojnë më shumë dhe më japin forcë për të ecur përpara. Desha që fëmija tek unë të mbetet i gjallë - ky kuriozitet, interesi për jetën. Dua të mbaj me vete kënaqësinë e të qenurit gjallë, të shëtis, të takoj njerëz, të shikoj se si ndryshon bota, natyra - si shfaqen luleborat, trëndafilat, momentet verore blu, krizantemat në vjeshtë - gjëra të tilla më bëjnë shumë të lumtur. Natyrisht që kam ndryshuar, sepse si çdo njeri po plakem, por kjo është krejtësisht normale dhe e bukur. Njeriu duhet të jetë i gatshëm dhe mirënjohës të jetojë gjatë nëse mundet, sepse bota është interesante.”

Në koncertin e Maria Mutafçievës do të marrin pjesë muzikantë të rinj që tashmë kanë hedhur hapat e tyre të parë profesional në muzikën klasike dhe pop.

E lindur dhe e rritur në qytetin detar Burgas, Maria Mutafçieva ka luajtur në piano që në moshën gjashtë vjeçare. Edhe pse më së shumti e njohim si vajzën e Mary Boys Band - një grup i krijuar nga Maria Mutafçieva në vitin 1994 së bashku me Mirosllav Mutafçiev dhe Ilijan Georgiev, grup ky i cili fitoi popullaritet të madh me hite si "Rrugë të panjohura" - së fundmi Meri i ka kushtuar kohë edhe karrierës solo.


Një nga këngët e saj është "Qëndro", në të cilën dëgjojmë tre zëra emblematikë të qytetit të Burgasit që u përkasin brezave të ndryshëm – zërat e Meri, Toni Dimitrova dhe RIA-s së re.

Përpiloi: Diljana Traçeva (është përdorur intervista e Zoja Karaxhovës nga BNR – Bllagoevgrad)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/MariaMutafchievaMary



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD