Një bullgar ka krijuar një robot shtëpiak që do të ndihmojë pacientët që kanë pësuar një goditje në tru apo ndonjë aksident. Shpikja është vepër e inxhinierit Petko Stoev, doktorant në seksionin “Sisteme Fizike-Kibernetike në Institutin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ai është gjithashtu themelues i një kompanie start-up me objekt veprimtarie krijimin dhe gjenerimin e zgjidhjeve dhe produkteve kibernetike-fizike të teknologjisë së lartë që përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve. Së fundmi, shkencëtari i ri fitoi çmimin "Sipërmarrësi në shkencë" të fondacionit “Karol Dituria” për shpikjen e tij të fundit.
Ëndrra e fëmijërisë së Petko Stoev ishte të bëhej inxhinier robotik, duke krijuar produkte që zgjidhin lloje të ndryshme problemesh. Ideja për të zhvilluar një krah robotik erdhi pasi një miku i tij i ngushtë pati një aksident të rëndë dhe kishte nevojë për procedura rehabilituese.
Roboti është një ekzoskelet - një pajisje që i vendoset pacientit dhe e ndihmon atë të shërohet në bazë të lëvizjeve dhe procedurave të rehabilitimit. Krahu robotik kryen të gjithë gamën e lëvizjeve natyrale të krahut, duke mundësuar rehabilitimin në distancë. Cilat janë avantazhet e zhvillimit të ri kibernetik bullgar, e mësojmë nga vetë Petko Stoev në një bisedë me Aleksandër Rajçevin nga programi "Hristo Botev" i BNR-së:
“Risia më e rëndësishme është se me këtë robot, pacientët dhe njerëzit që kanë nevojë për rehabilitim, qoftë pas një goditjeje në tru apo pas aksidenteve të rënda me gjymtyrë të thyer, do të mund të shërohen plotësisht në shtëpi ose në kushte komode për ta, në një kohë të përshtatshme për ta – thotë Stoev. – Ky është rehabilitim kudo dhe në çdo kohë. Kur ia japin këtë robot pacientit për përdorim në shtëpi, mjekët do të mund të programojnë në mënyrë autonome, me anë të një kompjuteri, parametrat e programeve të kontrollit dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje në distancë, pacientët do të mund të rehabilitohen në shtëpi”.
Shpikja bullgare do të lehtësojë edhe procesin lidhur me monitorimin e vazhdueshëm të pacientit nga profesionisti mjekësor. Sistemi do të regjistrojë të dhëna nga procedurat e kryera dhe do të dërgojë raporte për progresin e çdo pacienti. Dhe një avantazh tjetër - një mjek do të jetë në gjendje të kontrollojë nga distanca pesë ose gjashtë robotë në të njëjtën kohë dhe do t'i monitorojë ata në kohë reale.
“Kështu, në një njësi kohore, në vend që të trajtojë dhe rehabilitojë një pacient, mjeku do të jetë në gjendje të rehabilitojë shumë pacientë. Roboti ynë ofron zgjidhje të disa çështjeve, si kapaciteti i kufizuar i klinikave spitalore, përveç kësaj ai eliminon problemin me oraret”, thotë inxhinieri Petko Stoev.
Zhvillimi kibernetik u shoqërua me një anketë në mesin e ekspertëve mjekësorë në vend, dhe mbi 90% prej tyre dhanë mendim pozitiv se kjo do të lehtësojë punën e tyre dhe do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve profesionale te rehabilituesit, tha Stoev. Shpikësi i ri shton se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i patentimit dhe certifikimit të pajisjes. Roboti tashmë është duke u vendosur për testime klinike dhe i është nënshtruar vërtetimit në një laborator.
Shikoni më shumë:
Autor: Veneta Nikollova (në bazë të një interviste me Aleksandër Rajçev nga programi "Hristo Botev" i BNR-së)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: karollknowledge.bg, re4life.eu
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..