Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër në rumanisht dhe anglisht paraqet llojllojshmërinë e kostumeve të Banatit

Një ekspozitë interesante në Sofje dhe premiera e librit dygjuhësh na përqendruan sërish vëmendjen te komuniteti i bullgarëve të Banatit

Ekspozita speciale “Bullgarët në Rumani. Trashëgimia kulturore nga fondi i Muzeut Etnografik Kombëtar”, që vazhdon deri më 26 shkurt, prezanton kostume popullore, objekte nga Rumania, si dhe fotografi interesante arkivore.

Në kuadrin e ekspozitës, u prezantua një libër dygjuhësh “Veshja popullore bullgare në Çoplja dhe Popeshti-Leordeni” (Portul Popular Bulgar din Cioplea si Popesti-Leordeni), duke zbuluar ngjashmëritë dhe ndryshimet që lidhen me veshjen e dy llojeve të komuniteteve bullgare në Rumani - bullgarëve të Banatit dhe pavlikjanëve të Bukureshtit* .

Autorja e studimit interesant është Gabriela Mitu – rumune, babai i së cilës është bullgar, por ajo vetë nuk flet bullgarisht. Në subjektin shumëngjyrësh të punës së saj, personazhet kryesore janë pëlhurat, materialet dhe stolitë që përbëjnë kostumet karakteristike të rajonit.

Gabriela Mitu

“Në përgjithësi, veshja tradicionale është ruajtur mirë, duke marrë parasysh migrimet e 200 viteve të fundit - shpjegon studiuesja Gabriela Mitu. - Evoluimi i kostumit lidhet me elementë shtesë të ndikuar nga jeta urbane, si dhe me shfrytëzimin e materialeve të reja, si dhe me përdorimin e fijeve me ngjyra për bashkimin e tegelave apo zëvendësimi i pjesës së pasme të fundit me një përparëse të thjeshtë.”

Sipas Gabrielës, kur duam të bëjmë një krahasim të llojeve të kostumeve, duhet të gjurmojmë evolucionin e tyre në kohë dhe ndryshimet që ndodhin në lidhje me zonën nga janë:

“Ekzistojnë dy lloje kryesore të veshjeve. Njëra përdoret në Star Beshenov (në rumanisht: Dudeştii Vechi, në bullgarisht banate: Stár Bišnov), por edhe në fshatra të tjerë, dhe tjetra është nga Vinga. Të dyja veshjet e kanë origjinën nga një lloj kostumi me përparëse dyshe nga Bullgaria Veriore. Kur krahasojmë kostumin nga Star Beshenov me atë të pavlikjanëve të Bukureshtit, mund të gjejmë ngjashmëri në këmishën, përparësen e pasme dhe të përparme, si dhe në emërtimin e pjesëve të veçanta të veshjes. Ka shumë ngjashmëri në qëndismat e ruajtura në të dy vendbanimet. Përparëse e pasme gjithashtu ka shumë ngjashmëri - në zgjedhjen e ngjyrave dhe për shkak se është e palosur. Përparësja e përparme është pjesa më interesante e kostumit të Star Beshenov, pasi në të vihen re zbukurime mbresëlënëse të krijuara nga fijet metalike, shiritat dhe teminat.”

Për Gabrielën, puna mbi librin është pjesë e synimit të saj për të mbledhur dhe për të ruajtur gjallë sa më shumë informacion për jetën dhe traditat e bullgarëve të Banatit. Për të është e rëndësishme që edhe pse e zhvendosur në lagje të ndryshme të Bukureshtit dhe rajonit, komuniteti të mbetet i fortë, i bashkuar dhe unik. Ja se çfarë tjetër tha Gabriela, rrënjët e së cilës janë nga qyteti i Popeshti-Leordeni (Popeşti-Leordeni):

“Unë vij nga një komunitet i vogël bullgarësh banatë që jetojnë afër Bukureshtit. Ata u shpërngulën atje nga qyteti bullgar Belene dhe fshati Oresh rreth viteve 1810-1812, gjatë një prej luftërave ruso-turke. Fshati i parë që ata themeluan ishte Çoplja. Një valë e dytë e bullgarëve të Banatit nga Belene dhe fshati Trënçovica u shpërngulën në vitin 1829, gjithashtu afër Bukureshtit, ku themeluan qytetin Popeshti-Leordeni. Çoplia është lagje e Bukureshtit tashmë 50 vjet dhe me siguri e njëjta gjë do të ndodhë së shpejti edhe me Popeshti-Leordeni. Ne mbajmë lidhje të forta me fshatrat e Bullgarisë Veriore. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit prej tyre vazhdojnë të vizitojnë të afërmit dhe miqtë e tyre në lagje dhe qytet, si dhe anasjelltas.”

*Bullgarët e Banatit dhe pavlikjanët e Bukureshtit

Dihet se pas shtypjes së Kryengritjes së Çiprovcit në vitin 1688, katolikët bullgarë, të cilët ishin në themel të saj, u detyruan të emigrojnë nga vendi në disa valë. Disa prej tyre u vendosën në Banat, Star Beshenov dhe Vinga, si dhe në periferi të kryeqytetit të sotëm rumun, Bukuresht. Në varësi të vendit të vendosjes së tyre, ata quhen bullgarë të Banatit ose pavlikjanë të Bukureshtit. Këta të fundit, ashtu si bullgarët e Banatit, janë katolikë që populluan rajonet përreth qyteteve bullgare Nikopoll dhe Svishtov. Lëvizja fetare pavlikjane u shfaq në shekullin e VII, në tokat midis Bizantit dhe Kalifatit Arab. Me kalimin e kohës, pasuesit e saj pranuan fe të ndryshme - ortodoksinë, katolicizmin ose islamin. Ndonëse e kanë pranuar katolicizmin, disa nga bullgarët e Banatit vazhdojnë ta quajnë veten pavlikjanë nga respekti për paraardhësit e tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / National Ethnographic Museum - BAS, Facebook / Martina Gancheva, Joan Kolev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD