"Popullsia hebreje bullgare është e vetmja që, pas Holokaustit, ishte më e madhe se më parë," tha e mbijetuara e Holokaustit Rene Shashua Hasson në një intervistë për Radio Bullgarinë. E lindur në Plovdiv në vitin 1935, ajo i kujton mirë ditët e Holokaustit, mizoritë dhe poshtërimet të cilave iu nënshtruan bashkatdhetarët e saj. Gjithashtu ajo mban mend dhe shpëtimin ...
Gjatë vitit 2023 mbushen 80 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë. Pas presionit të fortë publik, më 10 mars 1943, u pezulluan planet për dëbimin e popullsisë hebreje të Bullgarisë në kampet naziste të përqendrimit. Afro 50.000 hebrenj që jetonin në territorin e Bullgarisë para hyrjes së vendit tonë në Paktin Trepalësh u shpëtuan nga vdekja e sigurt. Fatkeqësisht, po në mars të vitit 1943, filloi deportimi në kampet naziste të 11.343 hebrenjve nga territoret e reja nën sundimin bullgar në atë kohë - Bellomorska Trakia, Maqedonia dhe Pirot. Por ata afro 50 mijë dhe pasardhësit e tyre janë ende mirënjohës ndaj popullit bullgar.
“Faleminderit” është fjala me të cilën përshëndetet pothuajse çdo bullgar në Izrael. Mirënjohës është edhe bashkëbiseduesi ynë, avokati Rene Shashua Hasson. "Ka pasur dasma, ka pasur lindje gjatë Holokaustit. Kjo nuk do të thotë se ne ishim të begatë apo se kishim ditë të mira. Ato ishin ditë të tmerrshme," thotë ajo.
„Dashuria për Bullgarinë i ka lëshuar rrënjë tek ne. Dhe kjo vazhdon në mendjet e çdo brezi pasardhës. Dhe kujtimet janë, nga njëra anë, të mrekullueshme: një fëmijëri e bukur në Plovdiv, në rrugicën përballë Bunarxhikës (një pikë referimi në qytetin e dytë më të madh bullgar të Plovdivit). Dhe pastaj kujtimet e Luftës së Dytë Botërore. Kur isha në klasën e dytë na mbyllën shkollën hebraike. Më pas erdhi Akti i Mbrojtjes Kombëtare dhe urdhëresa për densifikimin, që nënkuptonte të paktën dy persona në një dhomë, gjë që na detyroi të shkojmë në shtëpinë e gjyshit tim, ku kaluam luftën. Babaiimishteimobilizuarnë kampetepunësdhenënaimeishteesëmurë shumicënekohës. Unë isha me fat që tezja dhe xhaxhai im, të rinj në atë kohë, vëllai dhe motra e nënës sime, ishin me ne“.
Me trishtim, Rene kujton edhe dimrin në të cilin përsëri i mbyllën me forcë në shtëpi dhe nëna e saj pësoi apendiksit akut.
„Nuk ishte e mundur ta çonin në spital sepse nuk pranonin hebrenj - thotë Rene. - Dhe që të operohej, e çuam në një klinikë private, në mes të natës. Por fillimisht na u desh të reduktonim inflamacionin me akull. Dhe më dërguan me një thes për të mbledhur akull nga ulluqet e ndërtesave. Dhe shkova shtëpi më shtëpi duke mbledhur akull. Për fat të keq, më panë tre të rinj, djem me uniforma ushtarake. Dhe filluan të më gjuanin me topa bore, të më shanin e të më ndiqnin: “Çifutka, çifutka, çfarë po bën, zhduku!” (çifut –përçmuese për një hebre). Dhe kështu u ktheva në shtëpi, e gotitur me topa bore, por me akull në çantën time. Dhe në atë moment vendosa që të gjejmë atdheun tonë dhe të shpërnguleshim. Kështu që kur mbaroi lufta dhe Holokausti, në vitin 1949, pikërisht pas themelimit të Shtetit të Izraelit, ne erdhëm këtu. Dhe ne ruajtëm kujtimet e mira për popullin bullgar. Në Izrael gjetëm një vend me shumë probleme. Gjithsesi, gradualisht formova familje dhe bëra karrierë. Sot jam anëtare e Shoqatës për Miqësi midis Izraelit dhe Bullgarisë.“
Me bashkëshortin e saj Rene është njohur si studente e drejtësisë në Universitetin e Tel Avivit. Avokatja Rene Shashua Hasson dhe bashkëshorti i saj rritin tre fëmijë. Njëra nga vajzat e tyre ndoqi rrugën e Renes dhe sot është gjyqtare e respektuar, ndërsa e dyta është specialiste në Stomatologji. Djali i tyre, i diplomuar për “Teknologji Informacioni” dhe “Financë”, është një kuadër i vlefshëm në selinë e Google në Kaliforni, SHBA. Pas gjithçkaje të përjetuar gjatë Holokaustit dhe nga lartësia e përvojës së saj të pasur jetësore, Rene Shashua Hasson u bën thirje brezave të sotëm:
„ Le të përpiqemi të bëjmë mirë! Kur sheh tmerrin e luftës, kupton se njeriu është i aftë edhe për vepra shumë mizore. Prandaj, ne duhet t'i edukojmë brezat e ardhshëm në ndjenja njerëzore, humanizëm dhe liberalizëm. E vërteta e rëndësishme, e thënë me pak fjalë, është: "Mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të doje që të të bëjnë ty!“
Me Rene Shashua Hasson folëm në Tel Aviv, gjatë Takimit të 17-të Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga BTA në nëntor 2022.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Krasimir Martinov
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..