17 drerë të kuq (Cervus elaphus) dhe 96 drerëugar (Dama dama) janë zhvendosur në Rodopet Lindore këtë dimër, raporton fondacioni “Rodopet e Egra”. Kafshët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të gjuhen në 5 vitet e ardhshme. Me to, numri i përgjithshëm i drerëve të rinj të të dy llojeve të lëshuara në male në dhjetë vitet e fundit i kalon 650. Kjo është rifutja më e madhe e drerëve në Bullgari.
“Qëllimi ynë është të rivendosim dy nga tre llojet e drerëve që gjenden në Bullgari, në të gjithë Rodopet Lindore”, shpjegon Stefan Avramov, ekspert në “Rodopet e Egra”. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në zonë do të zhvendosen edhe 35 drerë të kuq, diversiteti biologjik i të cilëve është ndër më të ruajturit në Evropë.
Dreri i kuq dhe dreri ugar ishin të përhapur në të kaluarën në trojet bullgare. Dreri ugar është paraqitur në sende të ndryshme bizhuterish nga epoka thrakase dhe mbetjet e eshtrave të tij janë gjetur pothuajse në të gjitha vendbanimet prehistorike bullgare. Supozohet se ai u shfaros nga njeriu në mesjetën e hershme, dhe në fillim të shekullit të kaluar filloi restaurimi i specieve në Bullgari.
Dreri është një objekt interesant për turistët, alpinistët dhe fotografët për të vëzhguar dhe fotografuar, dhe sipas ekologëve, rritja e popullsisë së tyre do të ndihmojë në vendosjen e zonës si një destinacion turistik i preferuar gjatë gjithë vitit.
Qëllimi përfundimtar i ekipit të fondacionit “Rodopet e Egra” është që të ketë të paktën 50 drerë të kuq dhe 300 drerë ugar në Rodopet Lindore pas pesë vjetësh.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Fondacioni “Rodopet e Egra”
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..