Një valë solidariteti ndërkombëtar dhe ndihme për Turqinë pas tërmeteve
Gati 6500 shpëtimtarë të huaj nga 56 vende janë duke punuar në terren në Turqinë Jugore, e cila më 6 shkurt u trondit nga një seri tërmetesh, më të fortat prej të cilave ishin me magnitut 7.7 dhe 7.6. Ata shkaktuan viktima të mëdha njerëzore dhe dëme materiale, tha ministri i jashtëm Mevljut Çavushogllu, cituar nga CNN Turk. Turqia mori oferta për ndihmë nga gjithsej 95 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare. Ekipet nga 19 vende të tjera pritet të mbërrijnë, shtoi Çavushogllu. Ai njoftoi se shumë ministra nga vendet evropiane kanë dëshirë të vizitojnë Turqinë dhe vizitat planifikohen për javën pas 13 shkurtit.
BE-ja dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin e paqes francezo-gjerman
Para parlamentit të Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se propozimi francezo-gjerman për negociatat me Beogradin, i njohur si plani i BE-së, nuk është marrëveshje përfundimtare, por bazë për negociata. Ai theksoi se në dokument ka paragrafë me të cilët Serbia de facto e njeh Kosovën. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tha ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Beograd se formimi i Unionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës tashmë është rënë dakord në Bruksel dhe pa krijimin e tij “pjesëmarrja në dialog humbet kuptimi”, transmetoi TANYUG.
Hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët mund të formojnë bashkime monoetnike në Serbi, por Serbia nuk ua jep mundësinë, por kërkon që të njëjtat të vendosen në Kosovë, komentoi Kurti, cituar nga KosovaPress.
Shkupi pretendon se “mbron identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve”
Në një takim me ambasadorët e BE-së në Shkup, kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. “Ne jemi shtet civil, shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale multietnike, shtet i qytetarëve me të drejta dhe obligime të barabarta dhe kjo është vlera jonë. Ne do të vazhdojmë rrugën përpara, duke mbrojtur kategorikisht identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha Kovaçevski. Si kërcënim për Shkupin, ai tregoi “nacionalizmin në rritje për interesa personale dhe të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Si alternativë ndaj këtij kërcënimi, Kovaçevski tregoi nevojën e vazhdimit të zgjerimit të BE-së, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë në Shkup.
Në Greqi ngrihet një barrierë ndaj pjesëmarrjes së partive të ekstremit të djathtë në zgjedhje
Me kërkesë të qeverisë, parlamenti grek votoi ndryshimin e ligjit për të ndaluar partitë të marrin pjesë në zgjedhje nëse “udhëheqësit e tyre të vërtetë” janë dënuar me burgim të përjetshëm për tradhti, spiunazh dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Përpara zgjedhjeve të pranverës, amendamenti prek partinë e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”. Në vitin 2020, gjykata e caktoi atë si një grup kriminal i lidhur me krimet e urrejtjes. Ajo do të prekë gjithashtu partinë e vogël të krahut të djathtë “Elines”, e bashkëthemeluar nga ish-deputeti dhe zëdhënës i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris. Sociologët theksojnë se “Elines” është afër kalimit të pragut elektoral prej 3 për qind për të hyrë në parlament. Kasidiaris akuzoi qeverinë për një “komplot kundër demokracisë” dhe kërkoi shfuqizimin e amendamentit, njofton REUTERS.
Në Rumani insistojnë për dënime të përjetshme për shoferët që shkaktojnë vdekjen në rrugë
Shoferë të droguar, të dehur ose të paaftë që shkaktojnë një aksident trafiku fatal duhet të dënohen me burgim të përjetshëm, sipas një ndryshimi të Kodit Penal të miratuar unanimisht nga Senati Rumun. Kjo është një përgjigje ndaj “revoltës publike të njerëzve të indinjuar kur shohin që fajtorët kthehen të lirshëm, pas timonit, për të shkaktuar më shumë aksidente”, tha nismëtari i masës, nënpresidenti i Senatit Robert Kazançuk. Propozimi u kthye për shqyrtim në nëntor 2022 pasi u hodh poshtë nga Dhoma e Deputetëve në vitin 2019, njofton AGERPRES. 20 000 në vit janë ata që dënohen për drejtim mjeti pa patentë, nën ndikimin e drogës apo alkoolit në Rumani. Në vitin 2021, vendi ishte në vendin e parë në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve në aksidente.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook /Dimitar Kovacevski, Twitter /@Parliament_GR, arkivPër momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..