Çështja nëse BE do të financojë ndërtimin e një gardhi të ri më të qëndrueshëm përgjatë kufirit bullgaro-turk mbetet e hapur. Sipas ministrit të punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, KE ka shprehur një mbështetje shumë të qartë, madje synon të bëjë një projekt pilot në Bullgari në kufirin bullgaro-turk. Demerxhiev gjithashtu theksoi se në një konferencë në Sofje kushtuar mbrojtjes së kufijve, Frontex, si organizatë e lidhur me këtë çështje, deklaroi qartë se objektet e rrethimit ndihmojnë nga pikëpamja profesionale. Demerxhiev shtoi se vendi ynë shpreson të jetë në gjendje të bindë Komisionin Evropian se objektet e rrethimit, siç janë ato në kufirin e një numri vendesh të tjera, duhet të zbatohen dhe ndërtimi i tyre duhet urgjentisht të financohet.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..