Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja shtoi bullgarë të rinj të sanksionuar në listë sipas Ligjit “Magnitsky”

Foto: BGNES, arkiv

Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.

*

Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.

Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.

Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.

*



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri: Bullgarisë nuk i bëhet presion për të ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..

botuar më 24-07-04 3.50.MD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..

botuar më 24-07-04 1.16.MD
Bojko Borisov

GERB nuk do të marrë më pjesë në negociata

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..

botuar më 24-07-04 12.04.MD