Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 15 maj 2025

Në fillim të programit të Radio Bullgarisë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në minutat për muzikë do t’ju ofrojmë këngën më të re të këngëtarit Boris Iliev titulluar “Nuk e kuptoj”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tij debutues “Për ty”, të..

botuar më 25-05-15 3.00.MD

Bullgaria sot – 14 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tone "Shoqëri" do tju njohim me shkollën "Danubi", e cila prej 20 vitesh ruan të gjallë kujtimin për Bullgarinë në zemrat e nxënësve të saj. Në rubrikën tonë të..

botuar më 25-05-14 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën më të re të Dimitrina Germanova, "Gjykim". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:24 - Lajme  09:57 -..

botuar më 25-05-13 3.00.MD