Përjetimet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi lanë mbresa të thella në psikikën e shpëtimtarëve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë. Fillimisht ata bënin punime të shpëtimit në Adana, ku shkatërrimi nuk ishte aq i madh, por ata e cilësuan atë që panë në Antakia si një apokalips. Para BNT-së, Krasen Georgiev, shef i ekipit të Shërbimit të Shpëtimit Malor në Turqi, tregoi përjetimet dhe tha se ekipi bullgar nga shërbimi malor është mirë, si dhe qentë. “Ne ia dolëm falë punës ekipore – theksoi Georgiev dhe shtoi se duhet të punojnë me psikologë, sepse gjërat që panë dhe përjetuan lënë përshtypje të thellë dhe kjo duhet të zbutet.
“Ndjej kënaqësi për atë që bëmë, por edhe dhembshuri ndaj turqve – shtoi ai. - Ne dimë për gjashtë persona të shpëtuar nga bullgarët, mund të jenë 7, mund të jenë shumë më tepër, sepse teknologjia e kërkimit është e tillë që ne nuk kemi informacion të mjaftueshëm”, shtoi Emill Neshev, drejtor i Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Ndërkohë sot nga rrënojat në Kahramanmarash u shpëtuan edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre 17-vjeçar.
Të dëmtuarit kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe strehim. Kërkohen rroba të ngrohta, batanije dhe pajisje për ngrohje. Një ekip mjekësor bullgar është gati të niset për në Turqi, por ende nuk dihet se kur do të shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit. Pritet që pala turke të tregojë vendndodhjen ku do të dërgohen vullnetarët, si dhe të krijojë një organizatë në terren, tha për BNR zëvendësministrja e shëndetësisë Katja Ivkova. Janë rreth 50 mjekë që shprehën dëshirën për të ndihmuar, mes tyre ka edhe studentë të mjekësisë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri i kaloi 37 500 veta, ndërsa rastet e të shpëtuarve nga rrënojat janë të vetme. Në Sirinë Veriperëndimore, viktimat kaluan tashmë 2200 persona dhe të plagosurit janë më shumë se 12 000. Në të dy anët e kufirit midis Sirisë dhe Turqisë, të mbijetuarit janë të ekspozuar ndaj kushteve të vështira të dimrit. E gjithë ndihma humanitare për zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë Veriperëndimore, e cila u dërgua nga Turqia përmes vetëm një pikë-kalimi kufitar, tani do të jetë në gjendje të kalojë përmes dy pikave të tjera kufitare pasi presidenti sirian Bashar al-Assad dha lejen për hapjen e tyre.
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..