Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i mbrojtjes kërkoi që shpenzimet për mbrojtje në buxhetin e ri të jenë 2.5% e PBB-së

Foto: BTA

2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, ministri ishte i pranishëm në mauzole varrin e Princit Aleksandër I të Batenbergut në një ritual ushtarak me rastin e 139 vjetorit të fitores te Slivnica.

Zaprjanov tha se duke pasur parasysh rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë ushtarake të NATO-së, rritja e Produktit  të Brendshëm Bruto për mbrojtjen është një hap i domosdoshëm. Donald Trump, në mandatin e tij të parë si president i SHBA-së, ka një meritë të madhe që NATO të arrijë pothuajse 2% për mbrojtjen,

shtoi ministri në detyrë. Lidhur me premtimet e Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë për 24 orë, Zaprjanov tha se lufta nuk do të ndalet në asnjë çast dhe do të jetë një proces i gjatë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD