Qeveria e përkohshme e Bullgarisë plotësoi vendimin e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Sipas fjalëve të presidentit Rumen Radev, përfaqësuesit e popullit nga parlamenti i kaluar kanë devijuar plotësisht nga pritjet e qytetarëve.“Të mos harrojmë se ky është parlamenti që u vetëshpërnda nga frika e formimit të qeverisë dhe marrjes së përgjegjësisë”, theksoi kreu i shtetit dhe vuri në dukje se fillimisht “partitë e luftës” duhet të fitojnë zgjedhjet. Sipas Radev, ata duhet të formojnë një qeveri që do të marrë përgjegjësinë për vendimin që ushtria bullgare t’i japë armë Ukrainës. Sipas Radev, bëhet fjalë për njerëz që nuk i kuptojnë dot punët ushtarake, por po bëjnë gjithçka që të na tërheqin në proceset e përshkallëzimit, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë. Radev theksoi se është kategorikisht kundër dërgimit të armatimit nga rezervat e ushtrisë bullgare në zonën e operacioneve ushtarake. “Në orët e para, Bullgaria deklaroi një qëndrim të qartë dhe dënoi kategorikisht agresionin e Kremlinit kundër një shteti sovran. Dhe unë vazhdoj të besoj se ky konflikt nuk ka zgjidhje ushtarake, ai mund të arrihet vetëm me një armëpushim të menjëhershëm dhe dialog.” Këtë e tha presidenti para gazetarëve në fshatin Ustina, rajoni i Plovdivit, ku ishte i pranishëm në festën e vreshtarit.
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...