Qeveria e përkohshme e Bullgarisë plotësoi vendimin e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Sipas fjalëve të presidentit Rumen Radev, përfaqësuesit e popullit nga parlamenti i kaluar kanë devijuar plotësisht nga pritjet e qytetarëve.“Të mos harrojmë se ky është parlamenti që u vetëshpërnda nga frika e formimit të qeverisë dhe marrjes së përgjegjësisë”, theksoi kreu i shtetit dhe vuri në dukje se fillimisht “partitë e luftës” duhet të fitojnë zgjedhjet. Sipas Radev, ata duhet të formojnë një qeveri që do të marrë përgjegjësinë për vendimin që ushtria bullgare t’i japë armë Ukrainës. Sipas Radev, bëhet fjalë për njerëz që nuk i kuptojnë dot punët ushtarake, por po bëjnë gjithçka që të na tërheqin në proceset e përshkallëzimit, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë. Radev theksoi se është kategorikisht kundër dërgimit të armatimit nga rezervat e ushtrisë bullgare në zonën e operacioneve ushtarake. “Në orët e para, Bullgaria deklaroi një qëndrim të qartë dhe dënoi kategorikisht agresionin e Kremlinit kundër një shteti sovran. Dhe unë vazhdoj të besoj se ky konflikt nuk ka zgjidhje ushtarake, ai mund të arrihet vetëm me një armëpushim të menjëhershëm dhe dialog.” Këtë e tha presidenti para gazetarëve në fshatin Ustina, rajoni i Plovdivit, ku ishte i pranishëm në festën e vreshtarit.
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..