Aktori i njohur amerikan John Malkovich mbërriti në Sofje. Në datat 16, 17 dhe 18 shkurt ai do të marrë pjesë në shfaqjen “Në vetminë e fushave të pambukut” së bashku me lituanezen Ingeborga Dapkunaite në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Të dy dhanë një konferencë shtypi në të cilën Malkovich tha se duhet "guxim për të qenë në gjendje të kapërcejmë dhe të vëmë në dyshim atë që na ofrohet nga media dhe njerëzit e tjerë që besojnë verbërisht në gjithçka që shohin në mediat sociale".
Aktori i krahasoi rrjetet sociale me ish-shërbimin sekret të Gjermanisë Lindore, Stasi, i cili monitoronte plotësisht njerëzit. Ai bëri thirrje "të jeni shumë të kujdesshëm për përmbajtjen në to" dhe të mos besoni pa kushte atë që shihni atje.Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..
Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
Teatri Dramatik "N. O. Masalitinov" në Plovdiv informon për një fazë të re në zhvillimin e kulturor në vend. Bëhet fjalë për fillimin e një partneriteti..