Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia. Për momentin po kthehen edhe 80 persona të tjerë dhe ka ende 4 mjekë ushtarakë, tha për BNR kryekomisari Aleksandër Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues. Sipas tij, në këtë fazë nuk parashikohet dërgim i ri i njerëzve. Sipas Xhartov, dërgimi i shpëtimtarëve në Siri është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Rreziku është shumë i lartë. Po punohet për ofrimin e ndihmës humanitare. Dërgesa është gati dhe, nëse është e mundur, do të niset me Spartan sot.
"Ne po ofrojmë ndihmë humanitare për Turqinë. Presim që sot të fillojë ngarkimi i kësaj ndihme. Ajo përfshin tenda për rreth 800 persona, bashkë me pajisje ngrohëse. Ka batanije, komplete gjumi", shtoi Xhartov.
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kaloi 41 200 persona. Të vdekurit në Turqi tani për tani janë 35 400 veta. Shumë njerëz në zonat e prekura po largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e kërkimeve tashmë kanë përfunduar dhe prishja e ndërtesave dhe pastrimi i rrënojave ka filluar, por në disa vende shpëtimtarët po e vazhdojnë punën.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..