Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërcënimet për bullgarët maqedonas po vazhdojnë

Hristijan Pendikov
Foto: BGNES

Hristijan Pendikov, së bashku me bullgarët e tjerë maqedonas që ai njeh, po vazhdojnë të marrin kërcënime, tha i riu për bTV. Prej disa ditësh atij i është caktuar mbrojtje policore gjatë gjithë kohës. “Sepse kam kërcënime se do të vijnë edhe në Bullgari, se do më vrasin. Më dërgojnë foto me armë e gjëra të tilla”, shpjegoi sekretari i klubit kulturor “Mbreti Boris III” në Ohër. Pasi u rrah në vendlindje nga simpatizantët e partisë VMRO-DPMNE, ai u dërgua për mjekim në Bullgari. I riu ka raportuar se kërcënime janë drejtuar edhe ndaj nënës së tij. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësi bullgare dhe ka në plan të studiojë në Bullgari, por ëndërron që një ditë të jetë i lirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 nëntorin

Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në zonat..

botuar më 24-11-04 7.40.MD
Rosen Karadimov

Ministri i Inovacionit: Në më shumë se 99.5% të qendrave të votimit kishte video kontrollim

Mbi 99.5% e seksioneve të vendit u mbuluan nga video kontrollim në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin ministri në detyrë i inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, i emëruar nga qeveria në detyrë si..

botuar më 24-11-04 6.04.MD

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë kërkon një hetim të rolit të Deljan Peevskit në falimentimin e KTB dhe “Bullgartabak”

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..

botuar më 24-11-04 4.27.MD