62 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 11 nga një ditë më parë. Mbi 51.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 2 për qind e 2892 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalitcoronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 2694. Në spitale u pranuan 14 të infektuar, 9 prej të cilëve nuk kanë vaksina kundër Covid.
195 janë pacientët që trajtohen në spitale, prej tyre 22 në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 të vdekur me Covid të konfirmuar. Të dy ata nuk ishin të imunizuar kundër sëmundjes. Numri i të vdekurve me koronavirus të konfirmuar që nga fillimi i pandemisë arriti në 38 200 veta.
Të mërkurën u administruan 101 vaksina.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..